Rekordet/ Immobile ka shansin e madh, të shkruaj historinë sot në mbrëmje!
Është një shans i madh që “Këpuca e artë” të kthehet në Serinë A.
Dhe këtë mund ta bëjë sot në mbrëmje, Ciro Immobile. Sulmuesi i Lazios mund të fitojë “Këpucën e Artë” të Serisë A, “Këpucën e Artë” të Evropës dhe mund ta thyejë rekordin e të gjitha kohëve, për gola të shënuara në një sezon të Serisë A.
Lazio do të ndeshte me Napolin në stadiumin San Paolo, pikërisht aty ku Gonzalo Higuain kishte shkruar histori si futbollisti me më së shumti gola të shënuara në një sezon të vetëm të Serisë A në histori, në maj të vitit 2016 kur kapi shifrën prej 36 golave, transmeton.
Immobile shkon në këtë ndeshje me 35 gola të shënuara deri më tani këtë sezon, katër më shumë sesa Ronaldo, i cili mund edhe mund të mos jetë shumë aktiv në ndeshjen e sotshme të Juventusit, sipas deklaratave të fundit të trajnerit të bardhezinjve, Maurizio Sarrit.
Italiani Immobile jo vetëm që ka qenë golashënuesi më i mirë në ligën italiane, por asnjë futbollist s’ka arritur të shënojë më shumë sesa ai në asnjë ligë evropiane. Robert Leëandoëski i Bayernit ishte rivali i tij më i madh për Këpucën e Artë të Evropës, mirëpo tashmë Immobile e ka një gol më shumë sesa polaku virtuoz.
I vetmi lojtar që mund t’ia marrë Immobiles Këpucën e Artë të Italisë dhe të Evropës mbetet pretetendenti I përhershëm, Ronaldo, i cili megjithatë s’do ta ketë të lehtë ta bëjë këtë sepse do të duhej t’i shënonte të paktën pesë gola kundër Romës sonte.
Sa i përket rekordit si lojtari me më së shumti gola të shënuara në një sezon të Serisë A në histori, Immobiles i duhen dy gola sonte për ta thyer rekordin që ishte vendosur para katër vjetëve nga Higuain.