Rekordi unikal i Messit, 123 gola kundër 5 skuadrave më të mira spanjolle
Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde dhe të shkruajë në librin e historisë së futbollit statistika të frikshme që rrallë se do të shihen në të ardhmen.
Messi shënoi dy gola në ndeshjen kundër Sevilla që Barcelona fitoi me rezultatin 3-0.
Pas kësaj dopiete, argjentinasi është realizuesi i 123 golave në portën e pesë skuadrave më të mira spanjolle.
Sevilla 29, Atletico Madrid 27, Valencia 24, Bilbao 22 dhe Real Madrid 21 janë viktimat që e kanë pësuar më shumë gola nga Messi.
Një statistikë unikale, thjesht një çmenduri e Leo Messit.
KOHA JONË SONDAZH

