Rekordmeni Buffon zbulon moshën kur do të tërhiqet nga futbolli i luajtur
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka treguar planin e tij për të varur dorezat në gozhdë në moshën 43-vjeçare. Veterani me aktivizimin e djeshëm në ndeshjen derbi kundër Torinos theu rekordin si lojtari me më shumë ndeshje të luajtura (649) me Serie A.
“Kam pritur për një kohë të gjatë për këtë rekord, por nuk është një problem. Tani po luajmë shumë ndeshje, është një periudhë delikate e sezonit dhe presioni që ndjej është vetëm në ndeshje. Jam shumë i gëzuar, por mungesa e rekordit nuk ka ndikuar më përpara.
Kalova te PSG dhe më pas më erdhi mundësia të rikthehem. Kisha motivimin e duhur dhe e kuptova se i kam të gjitha mundësitë të luaj disa ndeshje pa problem në fushë. Do të jem këtu të paktën deri në moshën 43-vjeçare, por që kur kam mbushur 40 vjeç i mendoj gjërat muaj pas muaji”, tha legjenda e Juves për “Sky Sport”.