Renditja e FIFA-s/ Shqipëria vijon rënien, Kosova fiton pozicione

1 humbje 1 barazim në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë kanë pasur një efekt në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Me 1375 pikë, Shqipëria humbet një tjetër pozicion në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Përfaqësuesja kuqezi renditet aktualisht në vendin e 66-të.

Rivali i radhës i Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, Serbia, ka fituar një pozicion në renditjen e FIFA-s. Me 1523 pikë, Serbia pozicionohet në vendin e 31-të teksa ka fituar një vend.

Anglia, kryesuesit e Grupit K me 6 pikë të plota, qëndrojnë në vend numëro në këtë renditje mujore. “Tre Luanët” pozicionohen në vendin e 4-ët. Në krye të FIFA renditet Argjentina, e ndjekur nga Spanja dhe Franca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova vijon rritjen në renditjen e FIFA-s. “Dardanët” u ngjitën në Ligën B pasi “thyen” Islandën, duke fituar edhe dy pozicione të tjera në renditjen e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?