Renditja e sportistëve më të paguar në botë, Ronaldo lë pas një basketbollist dhe një boksier
Si në vitin e kaluar, Cristiano Ronaldo kryeson sërish listën e sportistëve më të paguar në botë, sipas renditjes vjetore të publikuar nga revista prestigjioze Forbes. Ylli portugez ka rritur edhe më tej të ardhurat e tij, duke kaluar nga 260 në 275 milionë dollarë, falë veçanërisht pagës marramendëse prej 200 milionë dollarësh në klubin Al-Nassr në Arabinë Saudite.
Pas tij renditet basketbollisti Stephen Curry me 156 milionë dollarë, ndërsa Lionel Messi, i cili sezonin e kaluar ishte në podium, këtë herë bie në vendin e pestë. Vendin e tretë e ka zënë boksieri Tyson Fury, ndërsa Karim Benzema është në vendin e tetë me 104 milionë dollarë dhe Kylian Mbappé në të 16-tin. Në listë nuk figuron tenisti italian Yannick Sinner, pavarësisht suksesit të madh këtë sezon.
Lista prej 50 emrash dominohet nga sportistë që luajnë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë emra të njohur si LeBron James, që është në vendin e gjashtë. Ndërkohë, nuk ka asnjë sportiste femër në pozicionet e para, duke nxjerrë në pah edhe një herë hendekun gjinor në përfitimet financiare në sport.
Ja Top-10 sipas Forbes për vitin 2024:
- Cristiano Ronaldo (futboll) – 275 milionë $
- Stephen Curry (basketboll) – 156 milionë $
- Tyson Fury (boks) – 146 milionë $
- Dak Prescott (futboll amerikan) – 137 milionë $
- Lionel Messi (futboll) – 135 milionë $
- LeBron James (basketboll) – 133.8 milionë $
- Juan Soto (bejsboll) – 114 milionë $
- Karim Benzema (futboll) – 104 milionë $
- Shohei Ohtani (bejsboll) – 102.5 milionë $
- Kevin Durant (basketboll) – 101.4 milionë $
