Renditja e të gjitha kohërave, ja kush ka fituar më shumë pikë në Seria A

Seria A është një nga kampionatet më të ndjekura në vendin tonë dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Juventus, Milan dhe Inter kanë me mijëra tifozë të apasionuar, të cilët e ndjekin me kërshëri sfidat e tyre.

Nëse ju shtrojmë një pyetje interesante: Kush është skuadra që ka fituar më shumë pikë nga viti 1929?

Përgjigja është Juventusi. Skuadra bardhezi ka koleksionuar plotë 5632 pikë nga viti 1929 dhe deri më tani. Skuadra bardhezi është rekordmene në Seria A, duke pasur dyfishin e titujve të Interit dhe Milanit. Në vendin e dytë qëndron Interi me 267 pikë më pak. Skuadra zikaltër ka lënë pas Milanin me 5094 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pesëshja më e mirë plotësohet nga Roma dhe Fiorentina, që qëndrojnë disi larg treshes më të mirë sa i përket pikëve. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?