Revolucion total te Manchester United, pritet të largohen të gjithë lojtarë
Pas një sezoni zhgënjyes dhe humbjes në finalen e Europa League ndaj Tottenhamit, Manchester United po përgatitet për një revolucion total në skuadër. Sipas raportimeve nga mediat britanike, klubi ka vendosur të nxjerrë të gjithë lojtarët në shitje përpara merkatos së verës, me synimin për të mbledhur fonde të nevojshme për rikonstruktim.
“Djajtë e Kuq” ndodhen në vendin e 16-të në Premier League, pa asnjë trofe të fituar dhe pa një vend në kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm, çka i ka kushtuar klubit rreth 100 milionë euro të humbura në të ardhura të mundshme.
Trajneri Ruben Amorim, i cili nuk arriti të sjellë kthesën e pritur në pjesën e dytë të sezonit, do të duhet të përballet me një verë sfiduese, pasi pritet të sigurojë vetë pjesën më të madhe të buxhetit për përforcime.
Ndër emrat që mund të largohen janë Bruno Fernandes, Kobbie Mainoo, Harry Maguire, Alejandro Garnacho dhe Andre Onana, ndërsa për lojtarë si Marcus Rashford, Antony dhe Jadon Sancho, që janë huazuar, do të kërkohet transferimi përfundimtar.
Ndërkohë, situata financiare është përkeqësuar edhe në aspektin e aksioneve të klubit, me vlerën që ka rënë me 60% këtë sezon. Bashkëpronarët e rinj, INEOS dhe Sir Jim Ratcliffe, kanë filluar të zbatojnë masa të rrepta për stabilizimin financiar, dhe sipas burimeve pranë klubit, masa të tjera drastike janë në horizont.
KOHA JONË SONDAZH

