Rey Manaj në super formë, shënon golin e 6-të në Turqi
Rey Manaj nuk ndalet në Turqi. Sulmuesi shqiptar i dhuroi Sivassporit fitoren 1-0 përballë Istanbulsporit të Ethemit, Rrocës dhe Loshajt.
Manaj realizoi golin vendimtar të takimit në minutën e 86-të, i gjashti për të në Superligën e Turqisë. 26-vjeçari mori një pasim të gjatë nga shoku i skuadrës dhe marshoi drejt portës kundërshtarë, duke dërguar topin në rrjetë.
Ai i dhuroi Sivassporit një fitore me vlera, që e ngjit skuadrën turke përkohësisht në vendin e 10-të me 21 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

