Rezultoi me doping, Peshëngritësja puth Kuranin e përlotur: Jam e pastër (VIDEO)

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj, e cila u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes në kampionatin botëror në SHBA dhe që aludohet se ka rezultuar pozitive edhe në testin B ka dalë në një konferencë shtypi. Ajo ka thënë se është e pastër dhe është betuar edhe Kuran.

“Mos merrni pjesë në krim.  Unë jam këtu, gati për çdo verifikim. Jam kampionia e botës, shqiptare sportiste që kam mundur një botë me pastërti. Askënd dhe në asnje shtet nuk kam frike. Edhe në 12 të natës të çohem prapë do ti mund.

Jemi vend i botës së tretë, më vjen keq që kam lindur në një vend që shtet nuk ka. Në ditët e ftohta me çizme unë isha krenaria, sot unë jam harruar nuk jam më. Unë punën time e bëra, medaljet Shqipërisë ia solla, kam harxhuar rininë që nuk blihet me lekë. 

 Nuk kam prekur asnjë substancë dopingu. Të gjitha medaljet e Shqipërisë i kam të pastra. Nuk i trembem askujt. Është skandal të gjithë bota i mbron sportistët e tij. Nëse do kishte mbështetje do më kishim mbështetur. Mua më kanë vrarë për së gjalli”. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?