Ribery pas tërheqjes: Bëhem trajner për të qëndruar pranë futbollit

Në moshën 39-vjeçare Franck Ribery lajmëroi tërheqjen nga futbolli, teksa eksperienca e fundit e francezit ishte me Salernitanën në Serie A.

Ribery do të mbetet në Itali teksa së fundmi është shprehur se do të qëndroj tek klubi i Salernitanës pranë Davide Nicoles teknikut të skuadrës, për të mësuar më shumë rreth rolit të trajnerit.

“Në këtë javë kam qarë shumë, por ishte e bukur gjithsesi, e kalova me shokët e skuadrës dhe pranë drejtuesve të klubit. Futbolli më ka dhuruar gjithçka, ishte bukur por tashmë erdhi momenti për të ndaluar. Nuk kam shumë kohë për t’u menduar pasi do të nis menjëherë të mësoj rreth rolit të trajnerit. Është ende herët të flasim se çfarë trajneri do të jem, por më pëlqen kjo detyrë edhe për faktin se më lejon të jem pranë fushës dhe pranë futbollit. Do të më pëlqente të trajnoja Salernitanën një ditë, pasi këtu të gjithë më duan”.

SHKARKO APP