Rikthehet Asani, shënon dopietë në kampionatin iranian
Jasir Asani po rikthen shkëlqimin në fushë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte heroi i Esteghal, duke realizuar një dopietë në barazimin 2-2 ndaj Pajkan, në javën e katërt të kampionatit iranian.
Në një ndeshje të luftuar, ishte pikërisht Asani ai që shmangu humbjen e skuadrës së tij. Fillimisht, në minutën e 45+7, ai shënoi një gol të bukur, duke rikthyer baraspeshën në fund të pjesës së parë. Më pas, në minutën e 80-të, nga pika e bardhë e penalltisë, ai tregoi qetësi dhe saktësi, duke vulosur rezultatin final 2-2.
Me këtë paraqitje, Asani konfirmon formën e tij në rritje dhe mbetet një nga liderët e padiskutueshëm të Esteghal në këtë fillim sezoni.
Goli i parë i Asanit (Video)
Goli i dytë i Asanit (Video)
KOHA JONË SONDAZH

