Rikthehet Champions League/ Finale e parakohshme mes Realit dhe Bayernit

Mbrëmja e sotme sjell rikthimin e UEFA Champions League, me dy përballje të mëdha çerekfinale që premtojnë spektakël dhe emocione të forta.

Në qendër të vëmendjes është dueli klasik mes Real Madrid dhe Bayern Munich, një nga rivalitetet më ikonike të kompeticionit. Kjo do të jetë përballja e 29-të mes dy gjigantëve evropianë, me madrilenët që kanë pasur epërsi në përballjet e fundit. Në tetë takimet e fundit direkte, “Los Blancos” kanë pësuar vetëm një humbje, duke regjistruar pesë fitore dhe dy barazime ndaj bavarezëve. Një statistikë që rrit besimin e skuadrës spanjolle, por që nuk ul aspak rrezikshmërinë e një Bayernit, që është një nga ekipet më të mira këtë edicion.

Në sfidën tjetër, Sporting pret në Portugali Arsenal. Portugezët vijnë në këtë takim në një formë shumë të mirë, pasi në 16 ndeshjet e fundit kanë pësuar vetëm një humbje, duke treguar stabilitet dhe besim në lojën e tyre. Nga ana tjetër, londinezët kërkojnë reagim pas disfatës ndaj Southampton në FA Cup, por në Champions League paraqiten mjaft të fortë, me 9 fitore në 10 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll, turmë dhe teksti që thotë "FIXTURES QUARTER-FINAL FINAL FIRST QUARTER-FINALFIRSTLEGS FIRSTLEGS LEGS TUE CBAYERN MUNCHEN SCP SPORTING Arsenal PORT UGAL TUE CB WED PARIS BAINT OE ERMAIN WED L.F.C."

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?