Rikthehet kampionati “Abissnet Superiore”, java e 14-të luhet të shtunën dhe të dielën
Pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të UEFA Nations League, rikthehet kampionati “Abissnet Superiore” me takimet e javës së 14-të.
Të shtunën do të luhen dy ndeshjet e para në orën 17:00. Në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të përballet me Teutën, ndërsa Skënderbeu pret në shtëpi Dinamo City-n.
Java e 14-të do të ulë siparin të dielën me tre takimet e fundit. Ndeshja e parë e ditës është Bylis-Egnatia, që do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, në orën 13:30.
Dy sfidat e fundit do të zhvillohen në 17:00. Partizani pret Laçin në “Arenën e Demave”, ndërsa në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet takimi i zjarrtë AF Elbasani-Tirana.