Rikthehet Kupa e Shqipërisë, Laçi sfidon Kukësin

Kupa e Shqipërisë premton spektakël me takimet e programuara për tu luajtur mes kësaj të marte dhe të mërkurën. Tirana-Bylis është ajo që ngre siparin e këtij raundi, sfidë që luhet me një takim. Stadiumi i Vorës është shtëpia e bardhebluve, që tentojnë përmes Kupës së Shqipërisë për të shpëtuar sezonin.

Ecuria negative në kampionat e shndërron këtë turne në tepër të lakmueshëm për 16 herë kampionët e kompeticionit. Deri më tani në këtë sezon Tirana ka zhvilluar 2 takime me ballshiotët, duke koleksionuar 1 fitore dhe një barazim. Ecuri që kërkojnë ta ruajnë, pasi do i shërbente ekipit të teknikut Gugash Magani për të tentuar titullin e Kupës që mungon prej vitit 2017.

Nesër Laçi sfidon Kukësin. Kurbinasit janë në garë për të shmangur rënien në Kategorinë e Parë, ndërsa kuksianët duan për të qëndruar të paktën edhe një sezon në këtë kategori. Kupa është një kompeticion të cilin synojnë të bëjnë mirë për të rikthyer lumturinë në radhët e tifozëve.

SHKARKO APP