Rikthehet sonte magjia e Champions League, Bayerni kërkon përmbysjen ndaj Lazios

Magjia e UEFA Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve. Bayerni do të luajë me misionin për përmbysje ndaj Lazios në “Allianz Arena”.

Bavarezët e Tuchel nuk po kalojnë një formë aspak të mirë. 10 pikë larg Leverkusenit në Bundesligë dhe humbja minimale në ndeshjen e parë ndaj Lazios konfirmon krizën e kampionëve gjerman.

Bayern do të luajë vetëm për fitore, ndërsa Lazio e sheh këtë trofe si shpëtimin e vetëm të sezonit. Ajo që shqetëson më shumë Tuchel janë mungesat në skuadër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Upamecano, Coman, Peretz e Sarr, ndërsa në dyshim është Sane dhe Gnabri, ndërsa tek italianët i vetmi që mungon është Patrik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe ndeshjes tjetër mes Sociedad dhe PSG është mjaft interesante. Francezët janë me një këmbë në çerekfinale pas fitores 2-0 në Park De Princ megjithatë ka akoma dhe 90 minuta të tjera për tu luajtur.

Trajner Luis Enrike bën llogaritë pa Kimpembe , Škriniar dhe Asensio të tre të dëmtuar ndërsa tek skuadra spanjolle mungon Odriozola dhe  Carlos Fernández.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?