Rikthimi i basteve në vend, Fidel Ylli: Do të jenë veç online për personat mbi 18 vjeç

Ditën e martë kryeministri Edi Rama tha se bastet sportive do të rikthehen shumë shpejt.  Rikthimi i basteve online në vend, do të ketë disa rregulla të rrepta për të ndaluar që të luhet edhe nga persona nën moshën 18 vjeç.

Kreu i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli. tregon risitë e projektligjit që është në diskutim. Ai tha se bastet do të vihen vetëm online nëpërmjet një llogarie bankare dhe se personat të cilët vendosin të luajnë do të paguajnë 15% të shumës në rast se fitojnë.

“Po të shikosh ligjin e kompanive të basteve para se të mbylleshin, ishte bërë një ligj i standarteve europiane por duke qenë se jetojmë në Shqipëri në një vend ku korruptohet kushdo, ato kishin dalë jashtë kontrollit që në kohën e PD-së por edhe më pas. Nëse ligji thoshte se një pikë bastesh duhet të jetë 300 metra larg pikës tjetrës, ti i kishte ngjitur. Me ligjin e ri, lojtari do paguajë 15% të asaj që do fitojë, që deri dje nuk ka qenë”,-tha Ylli.

SHKARKO APP