Rikthimi i Matetës në shënjestrën e Juventusit: A do të jetë kjo hera e suksesshme për sulmuesin francez?

Ku kishim mbetur? Në janar, Jean-Philippe Mateta ishte fillimisht pranë Juventusit, më pas Milanit, por në fund, për shkak të disa problemeve në gju, ai nuk u largua nga Londra. Tani, sulmuesi francez rikthehet në shënjestrën e bardhezinjve, të cilët po përballen me rinovimin e komplikuar të Dusan Vlahovic dhe janë në pritje të takimit me PSG-në, pas finales së Champions League, për të provuar të rikthejnë në Torino Kolo Muani. Pikërisht Kolo Muani, të cilit Mateta, me një parakalim të papritur, i ka marrë vendin në Kupën e Botës. A do të jetë kjo hera e tretë e suksesshme për ta parë atë protagonist në Serie A?

Kanë kaluar katër muaj e gjysmë që kur drejtuesit e Juventusit kishin identifikuar francezin e lindur në vitin 1997 si qendërsulmuesin për t’ia sjellë trajnerit Spalletti, me perspektivën e menjëhershme për të zëvendësuar Vlahovicin e dëmtuar dhe atë të ardhshme për t’u bërë pika kyçe e sulmit. Një qendërsulmues fizik, aq i dëshiruar nga Spalletti. Operacioni ishte ndërprerë për shkak të kërkesave të larta të Crystal Palace, të cilët nuk e mirëprisnin një formulë huazimi me detyrim blerjeje të kushtëzuar, si dhe të agjentëve të lojtarit, aq sa Juventusi më pas u hodh te alternativa En-Nesyri. Disa javë më vonë, ishte Milani ai që kishte në dorë Matetën, por marrëveshja dështoi për shkak të mendimit të mjekëve kuqezinj, të cilët kishin konstatuar probleme në gjurin e sulmuesit, të cilat e detyruan atë të bënte një operacion. Një rrezik shumë i madh përballë një investimi prej 35 milionë eurosh.

Kështu, Mateta mbeti te Crystal Palace dhe, pasi zgjodhi rrugën e terapisë konservative dhe humbi 8 ndeshje mes Premier League dhe Conference League, ai filloi ngjitjen e tij: 5 gola mes mesit të marsit dhe fundit të sezonit, duke përfshirë edhe golin vendimtar në finalen e kompeticionit të tretë evropian kundër Rayo Vallecano. Dhe kështu, ai bindu edhe Didier Deschamps, i cili i rezervoi atij (dhe jo Kolo Muani) vendin e fundit në avionin e Francës për në Kupën e Botës. Për shkak të kontratës që i skadon në vitin 2027, Juventusi në javët e fundit është rikthyer të mendojë për të: kërkesa e anglezëve është ende e lartë, mbi 30 milionë euro, por aftësia negociuese tani është më e vogël. A do të jetë hera e tretë ajo e duhura për ta parë Matetën më në fund në Serie A?

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?