Rikthimi i Sarrit ndryshon të ardhmen e Hysajt, mund të mbetet te Lazio

Kthimi i Maurizio Sarrit në stolin e Lazios ka sjellë një ndryshim të madh në planet e klubit, veçanërisht sa i përket të ardhmes së Elseid Hysajt. Mbrojtësi shqiptar ishte në vitin e fundit të kontratës dhe shumëkush e kishte konsideruar si pranë largimit në fund të sezonit, veçanërisht pas eksperiencës së vakët me trajnerin Baroni.

Por me rikthimin e Sarrit, i cili ka qenë mentori i Hysajt që nga dita e parë në Serie A, qëndrimi i mbrojtësit është konfirmuar për sezonin e ardhshëm, ndërsa mediat italiane raportojnë se nuk përjashtohet as rinovimi i kontratës.

Hysaj është lojtari më i besuar i Sarrit, duke lënë pas çdo tjetër në hierarkinë e teknikut italian. Kjo mbështetje e palëkundur vërtetohet nga një statistikë mbresëlënëse: 346 ndeshje të zhvilluara nën drejtimin e Sarrit, në tri klube të ndryshme: Empoli, Napoli dhe Lazio. Rikthimi i Sarrit i jep Hysajt jo vetëm stabilitet, por edhe besim për një rol të rëndësishëm në projektin e ri bardhekaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?