Rikthimi pas 15 vitesh në La Liga, në Cadiz nuk pyesin për koronavirus
Në Spanjë nuk duan t’ia dinë për koronavirusin kur bëhet fjalë për futboll dhe sidomos për ngjitjen e skuadrës së tyre në Primera Division pas plot 15 vitesh.
Cadizit i mjaftonte vetëm një pikë në ndeshjen e djeshme në shtëpi kundër Fuenlabradës për të siguruar matematikisht ngjitjen një kategori më sipër, por skuadra e trajnerit Alvaro Cervera nuk e arriti dot diçka të tillë.
Tifozët kanë shkelur rregullat e distancimit social duke u mbledhur të shumtë në numër dhe pa asnjë lloj distance sigurie në numër në rrugët para stadiumit.
Në rajonin e Cadizit janë 46 raste aktive me Covid-19 dhe grumbullimet masive si ato të djeshmet rrezikojnë përhapjen e virusit.