Rikthimi si titullar te Lecce, Ramadani: Periudhë e vështirë, kam punuar në heshtje

Lecce pësoi disfatë 1-0 nga Roma në shtëpi, në ndeshjen e Serie A. Në këtë takim, titullar për  vendasit në “Via dell Mare” ishte edhe mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani. Ramadani dha mendimin e tij për sfidën, menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit, ndërsa u ndal edhe te aspekti personal.

‘Ishte një ndeshje e vështirë, u përpoqëm të luanim nga mbrojtja, por ata hodhën disa topa të rrezikshëm në thellësi. Krijuam disa raste për të shënuar, bëmë një paraqitje të mirë, por nuk u shpërblyem me rezultat.

Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për mua, kam punuar në heshtje. Kisha një problem me shpinën, tani ndihem më mirë dhe mendoj vetëm për të arritur rezultate pozitive me Lecce.

Swiss Digital Desktop Reklama

Na kanë mbetur edhe 8 ndeshje. Pavarësisht se kush luan, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Duhet të kemi shpirtin e duhur. Edhe vitin e kaluar ishim në vështirësi, por qëndruam të bashkuar. Nuk duam ta lëshojmë mbijetesën në Serie A nga duart. Që nga ndeshja me Venezia nuk duhet të flasim, vetëm të përqendrohemi në fushë dhe të marrim rezultatet e duhura”, tha Ramadani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?