“Rio 2016”, ja kalendari i garave të sportistëve shqiptarë

6 sportistët që do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në këtë ngjarje sportive, më 29 korrik kanë zbarkuar në fshatin olimpik ku po zhvillojnë seancat e fundit stërvitore para provave zyrtare.

– Peshëngritësja Evangjeli Veli do të jetë e para që do të ngjitet në pedanë më 7 gusht, në kategorinë deri në 53 kilogramë.

– Dy ditë më pas do të jetë radha e shtangistit Briken Calja, i cili do të synojë zonën e medaljeve në peshën 69 kg.

Swiss Digital Desktop Reklama

– Po më 9 gusht, Sidni Hoxha do të garojë në disiplinën e notit 50 metra stil i lirë, ndërsa të nesërmen do të jetë notarja Nikol Merizaj në 100 po i njëjti stil.

Swiss Digital Mobile Reklama

– 12 gushti është dita kur Luiza Gega do të zbresë në pistë për garën e 1500 metrave. Katër ditë më pas, rekordmenia shqiptare do të provojë të kualifikohet në finale edhe në 3000 metra me pengesa.

– Në datën 12 do të synojë finalen në kërcim së gjati Izmair Smajlaj, një nga sportistët më premtues të atletikës shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?