Rio 2016, Phelps rekord me 21 tituj olimpikë

Michael Phelps përtej çdo limiti, arriti të fitojë dje dy medalje ari në të njëjtën mbrëmje garash në Lojrat e Rios dhe arrin në nivelin e 21 titujve olimpikë (më shumë se dyfishi i rekordmenit të kaluar).

Kampioni amerikan fitoi fillimisht finalen e 200 metra stil flutur, duke u imponuar në moshën 31-vjeçare me një kohë prej 1minutë 53,62 sekonda duke dalë para japonezit Masato Sakai (1’53”40) dhe hungarezit, Tamas Kenderesi (1’53”62).

Më pas dominoi në stafetë 4x200m stil i lirë ku ekipi amerikan doli i pari, para britanikëve dhe japonezëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Phelps ishte dukshëm i mallëngjyer në podium pasi fitoi garën individuale dhe të gjithë spektatorët u ngritën në këmbë për të duartrokitur notarin me më shumë tituj olimpik në histori.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?