“Rio 2016”, rekordet e para dominohen nga noti

Dita e dytë e Lojrave Olimpike (LO) përfundoi me një seri rekordesh botërore në not ku pjesa më e madhe u realizuan nga lojtarët amerikanë.

Ekipi i SHBA-ve fitoi të dielën titullin olimpik në not të lirë 4x100m me stafetë, një fitore që i solli medaljen olimpike të 23-të dhe titullin e 19-të legjendës Michael Phelps, duke përforcuar rekordin e tij në medalje olimpike të fituara.

Amerikania Katie Ledecky doli kampione olimpike e 400m not i lirë duke thyer me gati dy sekonda rekodin e më parshëm botëror (3:56,46), protagoniste e të cilit ishte ajo vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fenomenia amerikane, 19 vjeç, nëntë herë kampione e botës, fiton medaljen e saj të dytë të artë olimpike, katër vite pas asaj të 800m në Londër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Britaniku Adam Peaty u shpall kampion olimpik i 100m not stil bretkose duke përmirësuar rekordin e tij botërore (57,13).

Dy herë kampion bote në 2015 (50m dhe 100m not stil bretkose), 21 vjeç, arriti të kalojë me distancë afrikanojugorin, Cameron van der Burgh, kampion olimpik dalës i cili mbeti mbrapa me rreth një sekondë e gjysmë (58,69) dhe amerikanin Cody Miller.

Suedezja Sarah Sjostrom doli kampione olimpike e 100m not stili flutur duke përmirësuar rekordin e saj botëror (55,48).

Tre herë kampionia e botës (2009, 2013, 2015), 22 vjeç, arrin të fitojë medaljen e saj të parë olimpike të arit duke kaluar kanadezen Penny Oleksiak me gati një sekondë (56,46) dhe amerikanen Dana Vollmer.

Australia e motrave Campbell ruajti titullin olimpik të 4x100m stafetë not i lirë duke vendosur një rekord të ri të botës me 3 min 30 sek 65.

Katërshja australiane përbëhej nga Emma McKeon, Brittany Elmslie, si dhe motrat Bronte dhe Cate Campbell.

Australianet që mbanin gjithashtu rekordin e mëparshëm (3:30,90) dhe që janë edhe kampione bote në fuqi, lanë mbrapa ekipin amerikan (3:31,89).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?