“Rio 2016”, Sukses për peshëngritësin Briken Calja, renditet i 6-ti

Briken Calja, i vetmi peshëngritës kuqezi në turneun më të rëndësishëm sportiv të vitit nuk ka arritur dot që të ngjitet në podium duke e mbyllur garën në vendin e 6.

Gjatë garës Briken Calja ngriti 145 kg në shkëputje dhe 181 kg në shtytje.

Rezultatet e kaluara të peshëngritësit nga Shtërmeni bënë që ai të ishte pjesë e baterisë finale, ku medaljen e artë e mori kinezi Shi Zhiyong, i cili ngrit në dygarësh 352 kg, medalja e argjendtë i shkoi turkut Daniyar Ismayilov i cili ngriti 351 kg, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi peshëngritësi nga Kirguzstani, Izzat Artykov, i cili ngriti 339 kg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?