Rodri i kundërpërgjigjet Sterling-ut, mbyllet pa fitues super dueli mes City-it dhe Chelsea-t

Super dueli mes Manchester City-it dhe Chelsea-t është mbyllur në barazim 1-1. Një rezultat që i lë Qytetarët katër pikë mbrapa kryesuesve të Liverpool-it, por skuadra e Guardiola-s ka një ndeshje për të rikuperuar.

Sterling në fundin e pjesës së parë ndëshkoi Ederson me një goditje perfekte me të djathtën duke kaluar ekipin londinez në avantazh. Manchester City kishte një mundësi të artë në minutën e 78-të për të barazuar, por Erling Haaland gaboi në mënyrë të pabesueshme nga një pozicion shumë i favorshëm.

Ndërkohë Rodri do të shënonte golin për barazimin 1-1 në minutën e 83-të me një goditje të fuqishme, duke u ndihmuar edhe nga një devijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/i/status/1758933030431781103

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?