Rodrygo qetëson tifozët e Realit, merr vendimin për të ardhmen
Sulmuesi brazilian Rodrygo ka folur hapur për të ardhmen e tij në një intervistë për gazetën spanjolle AS, duke qetësuar tifozët e Real Madridit dhe duke hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm.
“Ka gjithmonë oferta, është normale në futboll. Por çdo herë i kam bërë të qartë klubit se dua të vazhdoj të rritem këtu. Sa kohë që Real Madrid më dëshiron, unë do të jem këtu. Nëse një ditë më thonë të kërkoj një skuadër tjetër, do ta pranoja, por deri tani nuk ka ndodhur”, tha Rodrygo.
Sezoni i kaluar nuk ishte i lehtë për yllin brazilian, i cili pranoi se kishte kaluar një periudhë të vështirë personale: “Ishte një periudhë shumë e komplikuar, nuk flisja me askënd dhe askush nuk e dinte çfarë po kaloja,” zbuloi ai.
Rodrygo mbetet i përkushtuar ndaj fanellës së bardhë dhe synon të rikthehet në formën më të mirë këtë sezon nën drejtimin e Carlo Ancelottit, duke konfirmuar edhe një herë dashurinë e tij për klubin madrilen.
KOHA JONË SONDAZH

