Roko Vata prezantohet te klubi i njohur anglez

Roko Vata është zyrtarisht lojtar i Watfordit. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Rudi Vata është prezantuar nga klubi ku do të qëndrojë për 4 sezone.

Vata, i cili përfaqëson Irlandën në arenën ndërkombëtare, ka arritur të debutojë në sezonin e kaluar edhe me ekipin e parë të Celtic.

Por mundësia për të luajtur më shumë tek Watfordi si dhe për t’u provuar në një futboll më cilësor si ai anglez, e ka shtyrë të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për karrierën e tij.

SHKARKO APP