Rolando Maran merr drejtimin e kuqezinjëve, italiani provon veten për herë të parë me një kombëtare. Prej 1 viti i papunë

Rolando Maran është trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, në një lëvizje që shihet si fillimi i një projekti të ri për kuqezinjtë. 62-vjeçari italian do të marrë për herë të parë në karrierën e tij drejtimin e një ekipi kombëtar.

Maran është aktualisht pa skuadër që prej korrikut të vitit 2025, kur mbylli aventurën e tij me Brescia Calcio, ekip që e drejtoi në 15 ndeshje. Ai ka krijuar profilin e një trajneri me shumë eksperiencë në futbollin italian, duke drejtuar skuadra të njohura si Pisa Sporting Club, Genoa CFC, Cagliari Calcio, AC ChievoVerona, Calcio Catania, SSC Bari dhe AS Varese 1910.

Periudha më e suksesshme e tij konsiderohet ajo te Chievo, ku arriti të ndërtonte një skuadër konkurruese dhe të qëndrueshme në elitën e futbollit italian, duke fituar vlerësime për organizimin taktik dhe disiplinën në lojë. Pikërisht këto cilësi besohet se kanë bindur drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit për t’i besuar pankinën e kombëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emërimi i Maran pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, ndërsa objektivi kryesor do të jetë ndërtimi i një skuadre konkurruese për eliminatoret e ardhshme dhe vazhdimi i rezultateve pozitive të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?