Roma arrin akordin me sulmuesin e Chelsea-t, mungon vetëm firma

Roma është gjithnjë e më pranë spanjollit Pedro Rodriguez, i cili do të jetë një lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, sepse i mbaron kontrata me Chelsea-n dhe nuk ka firmosur rinovimin.

Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Lampard, ndërsa Roma i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një të tretë dhe me pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, pus bonuset e lidhura me paraqitjet, ndërsa parimisht palët kanë rënë dakord.

Pedro të udhëtojë drejt Italisë dhe të firmosë kontratën me Romën, skuadër që do t’i bashkohet vetëm në përfundim të këtij sezoni. Me afrimin e tij,  Roma shton ndjeshëm eksperiencën në një grup që ka në përbërje shumë futbollistë të rinj të talentuar.

SHKARKO APP