Roma dhe Lacio fitojnë, Milani i thotë lamtumirë Championsit (VIDEO)
Roma mori një fitore që e ndihmon të ruajë hapin e skuadrave që garojnë për një vend në zonën Champions, teksa mposhti në ‘Olimpico’, Xhenoan. Under kaloi verdhekuqtë në avantazh në minutën e 17’, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, ishte Zukanoviç që shënoi në portën e tij, duke e çuar rezultatin në 2-0. Xhenoa u zgjua me një supergol të ish sulmuesit të Milanit, Lapadula, por nuk arriti të bëjë më shumë, për të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë.
Një sfidë tejet interesante ishte edhe ajo mes Torinos dhe Milanit, që përfundoi në barazim 1-1. Vendasit humbën mundësinë për të kaluar në avantazh që në minutën e 4-t, kur Belotti ekzekutoi një penallti, por topi i goditur prej tij, u përplas në shtyllë. Nga ana tjetër, skuadra e Gatuzos gjeti avantazhin vetëm pak minuta më vonë, pas një goli mjaft të bukur, shënuar nga Bonaventura. Gjithsesi skuadra e Mazarrit nuk u pajtua me këtë rezultat dhe u hodh në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjeti në pjesën e dytë, me anë të De Silvestrit, që kërceu më shumë se të gjithë pas një goditjeje këndore dhe mposhti Donarumën.
Lacio ndërkohë ka marrë një fitore shumë të vuajtur ndaj Fiorentinës në transfertë. Luis Alberto, Kaseres, Felipe Anderson dhe sërish Luis Akberto ishin autorët e golave, ndërkohë që pr vjollcat shënoi tre herë Veretu.
KOHA JONË SONDAZH

