Roma e nis mbarë Europa League, fiton në Nice
Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Europa League, duke fituar 2-1 në transfertë ndaj Nicës.
Pjesa e parë foli pak për emocione, me një gol të anuluar për pozicion jashtë loje ndaj Mancinit, por gjithçka ndryshoi në fraksionin e dytë falë ndryshimeve taktike të trajnerit. Aktivizimi i Lorenzo Pellegrinit i dha më shumë fantazi repartit ofensiv, dhe pikërisht kapiteni i verdhekuqve bëri diferencën duke dhuruar asistin nga goditja e këndit për golin e parë të Ndicka-s.
Vetëm tre minuta më vonë, një tjetër mbrojtës, Gianluca Mancini, dyfishoi shifrat me një ndërhyrje vendimtare pas asistit nga Tsimikas në të majtë.
Ndeshja mori tension në fund kur gabimi i të rinjtë Pisilli shkaktoi një penallti, të cilën Moffi e shndërroi në gol në minutën e 77-të, duke lënë një fund të zjarrtë. Megjithatë, Roma arriti të ruajë epërsinë dhe të marrë tre pikë shumë të rëndësishme.
KOHA JONË SONDAZH

