Roma fiton me lehtësi ndaj Lecces së Ramadanit
Roma triumfon 2-0 në Via del Mare ndaj Lecce-s së Eusebio Di Francescos, duke ngjitur kuotën në 36 pikë dhe duke i dhënë trajnerit verdhekuq një arritje historike: Gasperini bëhet trajneri i gjashtë që arrin 1.000 pikë në Serie A, pas Trapattonit, Roccos, Liedholmit, Allegrit dhe Spallettit.
Ndeshja në tokën puljeze u zhbllokua shpejt. Në minutën e 14-të, Ferguson shfrytëzoi në maksimum një prekje të zgjuar të Paulo Dybala-s, duke dërguar Romën në avantazh.
Lecce pati rastin më të artë për të rihapur sfidën në minutën e 58-të, kur Pierotti shpërdoroi një mundësi të pastër për barazim. Gabimi i tij u pagua shtrenjtë: në minutën e 71-të, Dovbyk vulosi suksesin e Romës, pas asistit të Pisilli-t, duke mbyllur llogaritë e takimit.
KOHA JONË SONDAZH

