Roma fiton me lehtësi në transfertën ndaj Frosinone-s,
Roma është rikthyer te fitorja në Seria A, me nje sukses 0-3 në transfertën ndaj Frosinone-s, takim i vlefshëm për javën e 25-të të Serie A.
Sfida u zhbllokua në minutën e 38’, me 18-vjeçarin holandez, Huijsen që realizoi një gol spektakolar dhe kaloi miqtë në avantazh. Azmoun dyfishon avantazhin e “verdhekuqve” në minutën e 71-të.
Më pas Roma fiton penallti që merret përsipër nga Paredes, i cili e dërgon topin në fundin e rrjetë dhe realizon golin e tretë për ekipin e tij. Roma renditet në vend të gjashtë me 41 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

