Roma fiton ndaj Veronës dhe kap Napolin në krye të Seria A
Roma ka arritur një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Veronës në “Olimpico”, duke ecur me hapin e skuadrave kryesuese dhe duke barazuar startin e epokës Mourinho: katër fitore dhe 12 pikë në pesë ndeshjet e para të kampionatit.
Skuadra e Gian Piero Gasperinit u tregua cinike përpara portës, ndonëse Verona zhvilloi një lojë të denjë dhe doli me kokën lart. Verdhekuqtëu zhbllokuan shpejt me golin e Dovbyk në minutën e 7-të, ndërsa në të 79-ën Soulé vulosi rezultatin, duke realizuar edhe golin e tij të parë në shtëpi.
Në minutat e fundit, Orban arriti të dërgonte topin në rrjetë, por goli iu anulua për shkak të një prekjeje me dorë. Verona e Giovane e Orban e vuri shpesh në vështirësi mbrojtjen e Romës, por në fund festa i takoi vetëm verdhekuqve. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

