Roma gjen pasuesin e De Rossit te Roma, mungon vetëm zyrtarizimi

Ivan Juric pritet të marrë drejtimin e Romës, duke zënë vendin e Daniele De Rossi. Trajneri kroat, që ka drejtuar Torinon dhe Veronën në Serie A, mbërriti në kryeqytet pas mesditës së sotme, ndërsa agjenti i tij ndodhej në “Trigoria” për të përcaktuar kushtet e kontratës.

Oferta verdhekuqe është ajo e një kontrate deri në vitin 2025, me opsion rinovimi në rast kualifikimi në Champions League. Në këto orë, përfaqësuesit e trajnerit kroat kanë arritur marrëveshje me Romën. Juric do të udhëheqë stërvitjen pasdite, përpara ndeshjes kundër Udinese.

Ish-trajneri i Torinos do të bëhet trajneri i katërt i epokës së “Friedkins”, pas Fonseca, Mourinho dhe De Rossi.

SHKARKO APP