Roma-Juventus/ Zbulohen formacionet e duelit vendimtar për kualifikimin në Champions
Janë zyrtarizuar formacionet zyrtare të Romës dhe Juventusit për përballjen e madhe të javës së 27-të në Serie A, që zhvillohet në stadiumin “Olimpico”. Dy trajnerët kanë bërë zgjedhje interesante për një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave në kampionatin italian.
Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Rensch dhe Pisilli, ndërsa ish-lojtari i Juventusit, Paulo Dybala, e nis sfidën nga stoli. Verdhekuqtë rreshtohen me skemën 3-4-2-1, duke synuar ekuilibër mes repartit mbrojtës dhe kreativitetit në mesfushë.
Në krahun tjetër, Luciano Spalletti ka zgjedhur David si sulmues qendre për Juventusin, i mbështetur nga Conceicao dhe Yildiz, në një formacion ofensiv që synon të ushtrojë presion që në minutat e para.
Formacionet zyrtare:
Roma (3-4-2-1): Svilar; Celik, Mancini, Ndicka; Rensch, Konè, Cristante, Wesley; Pellegrini, Pisilli; Malen.
Trajner: Gian Piero Gasperini.
Juventus (3-4-2-1): Perin; Kalulu, Bremer, Kelly; McKennie, Thuram, Koopmeiners, Cambiaso; Conceicao, Yildiz; David.
Trajner: Luciano Spalletti.
KOHA JONË SONDAZH

