Roma-Liverpul, publikohen formacionet zyrtare të duelit të kthimit

Roma do të kërkojë pas pak minutash një tjetër përmbysje historikë, si ajo ndaj Barcelonës, për të përmbysur humbjen 5-2 ndaj Liverpulit dhe për të ëndërruar në finalen e madhe të Kievit. Një mision thuajse i pamundur, duke patur parasysh karakterin e klubit anglez, por edhe problemet në formacionin verdhekuq.

Kevin Strootman nuk ka mundur të riaftësohet plotësisht nga goditja që mori në brinjë në sfidën e vajtjes në “Anfield”, për rrjedhojë mbetet jashtë e në mesfushë do të aktivizohet Pelegrini përkrah De Rosit dhe Naingolan, në mbështetje të tredhëmbëshit Shik-Xheko-El Sharaui.

Në krahun tjetër Liverpuli do të luajë me vendosjen e saj tradicionale 4-3-3, teksa Jurgen Klop ka në dispozicion të gjithë grupin e pltoë të futbollistëve, me Mane, Firminon dhe Salah në majën e sulmit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?