Roma merr fitoren e 6-të radhazi në Seria A, mund Cagliarin
Sporti E Diel, 16 Mars 2025 18:09

Roma e drejtuar nga Claudio Ranieri ka fituar 1-0 ndaj Cagliari-t në “Olimpico”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.
Artem Dovbyk, shënoi golin e vetëm në minutën e 62-të, që erdhi pas krosimit nga goditja e këndit. Cagliari krijoi një mori rastesh, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Verdhekuqtë renditen në vendin e shtatë me 49 pikë, dy pikë më pak se rivali i tyre i përjetshëm, Lazio, që renditet në vendin e gjashtë.