Roma-Milan supersfida e javës së 17-të

Roma-Milan, do të jetë kjo supersfida e javës së 17-të në kampionatin italian të futbollit. Dy skuadra që për momentin janë antagonistet kryesore të Juventusit në luftën për titull dhe që ndajnë vendin e dytë me pikë të barabarta. Verdhekuqtë vijnë me moral të lartë pas suksesit në derbin me Lazion, megjithëse kanë humbur për shkak pezullimi Kevin Strootmanin, ndërsa i dëmtuar vijon të jetë Mohamad Salah.

Trajneri Luciano Spalletti mund të aktivizojë Peres në qendër të mesfushës së bashku me De Rossin, kurse faza ofensive do të plotësohet nga Perrotti, Naingolan dhe El Sharaëy në mbështetje të Dzekos.

Kuqezinjtë gjithash po kalojnë një formë pozitive. Trajneri Montella mund të buzqeshë pasi rikthehen të disponueshëm Bonaventura dhe Carlos Bacca, megjithëse kolumbiani ka gjasa ta nisë nga stoli. Juraj është i skualifikuar, me repartin e mesit të fushës që do të plotësohet nga Locatelli, Pasalic dhe Jack Bonaventura, ndërkaq sulmi do të përbëhet nga Suso, Lapadula dhe Mbaye Niang.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky superduel do të ndezë dritat e skenën të hënën në orën 21:00. Në stadiumin “Olimico” të qytetit të Torinos do të zhvillohet derbi mes Torinos dhe Juventusit. Sinisa Mihajlovic vjen me skuadër të plotë në këtë përballje të rëndësishme. Nën modulin 4-3-3, tekniku serb pritet të rreshtojë në mesfushë Benassin, Valdifiorin dhe Basellin, kurse në repartin e avancuar do të vendosen Iago Falque, Bellotti dhe Ljajic. Arlin Ajeti nuk është i planifikuar mes titullarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kampin juventin Barzagli, Bonucci dhe Dani Alves janë mungesat kryesore. Në mbrojtjen me 4 lojtarë do të rreshtohen Lischsteiner, Rugani, Benatia dhe Sandro kurse dyshja ofensive do të përbëhet nga Mandzukic dhe Higuain.

Dybala pritet ta nisë nga stoli. Interi do të presë Genovan në “San Siro” për të rigjetur suksesin në kampionat. Ansaldi është i pezulluar, kurse Medel është ende i padisponueshëm. Pioli nuk do ta prekë skemën e tij taktike 4-2-3-1, me Candrevën, Banegën e Perisic pas krahëve të Icardit.

Napoli rigjeti ritmin e duhur pas fitores 3-0 përballë Interit dhe kualifikimit për në fazën tjetër të Uefa Champions League. Skuadra e kaltër do të kërkojë të mos e humbasë këtë ritëm duke synuar fitoren në “Sant Elia” kundër Cagliarit. Hysaj do të jetë titullar, kurse sulmi do të plotësohet nga Callejon, Mertens dhe Lorenzo Insigne. Përsa i përket lojtarëve shqiptarëve, Memushaj do të jetë në formacion në sfidën Crotone-Pescara, kurse Manaj nuk do ta nisë titullar. Berisha vijon të jetë i padisponueshëm për Atalantën po ashtu si Veseli për Empolin. Strakosha do të ulet në stol në përballjes Sampdoria-Lazio.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?