Roma mund lehtësisht Brescian e Ndoj-it, Lazio fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)

Roma ka arritur një fitore të thjeshtë në shifrat 3-0 ndaj Brescias, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt. Pas një pjese të parë pa gola, fillimi i së dytës ishte mjaft i mirë për ekipin kryeqytetas.

 

Dy golat u parë u shënua nga dy mbrojtësit e qendrës së verdhekuqve. Chris Smalling fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 49-të i ndihmuar edhe nga një devijim, ndërkohë që 8 minuta më pas mbrojtës anglez dha një asist për Mancinin duke dyfishuar avantazhin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Smalling dha asistin edhe për golin e tretë që erdhi nga Edin Dzeko. Emanuele Ndoj u aktivizua për 62 minuta në këtë ndeshje, teksa në një rast ju afrua golit me një goditje nga distanca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lazio ka arritur një fitore shumë të vuajtur 2-1 ndaj Sasuolos me një gol në minutat shtesë. U duk se sfida do të ishte e thjeshtë pas golit të shënuar nga Immobile, por Caputo vendosi baraspeshën në fundin e pjesës së parë. Në minutat shtesë të ndeshjes, Caicedo shënon golin e fitores pas një kombinimi fantastik me Luis Alberton. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?