Roma mund lehtësisht me “poker” Fiorentinën në “Artemio Franchi” (VIDEO)

Roma vijon momentin pozitiv në Seria A duke marrë një fitore të thjeshtë 4-1 në transfertë ndaj Fiorentinës. Verdhekuqtë do të zgjidhnin ndeshjen në harkun e dy minutave në fillimin e ndeshjes. Në minutën e 19-të, Dezko do të zhbllokonte rezultatin, teksa u shërbye saktë në zonë nga Zaniolo dhe përballë portierit Dragowski, nuk mund të gabonte, duke devijuar topin në rrjetë.

Vetëm dy minuta më vonë ishte Zaniolo që fitoi një goditje dënimi mbi vijën e 16 metrave, ekzekutimin e të cilës e mori përsipër mbrojtësi serb Kolarov, që tregoi edhe njëherë mjeshtërinë në të tilla gjuajtje, duke dyfishuar shifrat. Në minutën e 34-t ishte mesfushori kroat Milan Badelj që shënoi për Fiorentinën duke rihapur takimin, por llogaritë i mbylli Lorenzo Pellegrini në minutën e 73-të, kur shënoi edhe golin e tretë për verdhekuqtë.

Tentativat e Fiorentinës për të rihapur edhe njëherë takimin rezultuan të pasuksesshme, ndërsa hapësirat e shumta në prapavijë i shfrytëzoi sërish Roma, që nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë, gjeti edhe golin e katërt me anë të Zaniolos.

Me këtë fitore Roma u ngjit në kuotën e 35 pikëve në vendin e katërt me 6 pikë më tepër se Cagliari ndjekës, ndërsa Fiorentina mbetet në vendin e 14 me 17 pikë të grumbulluara në po kaq javë.

SHKARKO APP