Roma mund me lehtësi Cremonesen dhe blindon vendin e katërt
Në javën e 26-të të Serie A, Roma u rikthye te fitorja duke mposhtur 3-0 Cremonese në Stadio Olimpico, një sukses që forcon objektivin për zonën Champions.
Ndeshja nisi me ritëm të ulët dhe rastet e pastra munguan deri në mesin e pjesës së parë, kur vendasit goditën traversën. Zhbllokimi erdhi në minutën e 59-të me Bryan Cristante, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje këndi. Roma vazhdoi të shtynte dhe gjeti golin e dytë në minutën e 77-të me mbrojtësin Evan N’Dicka, që realizoi pas një rrëmuje në zonë.
Skuadra mike provoi të reagojë në kundërsulm, por portieri vendas ishte i vëmendshëm. Në fund, vulën e suksesit e vendosi i riu Niccolò Pisilli, duke shënuar për 3-0 në minutën e 86-të. Fitorja mban verdhekuqtë në vendin e katërt +4 nga Juventusi, ndërsa Cremonese mbetet në krizë rezultatesh.
KOHA JONË SONDAZH

