Roma mund Napolin në “Olimpico”, Hysaj e sheh ndeshjen nga stoli (VIDEO)

Roma i ka dhënë një tjetër goditje të rëndë Napolit të Ancelottit. Skuadra kryeqytetase ka arritur një fitore 2-1, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë të tabelës së renditjes.

 

Verdhekuqtë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 19-të me një super gol të Zaniols, i cili realizon me një goditje në hyrje të zonës. 7 minuta më pas Kolarov shpërdoroi shansin e artë për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë, teksa do të ndalej nga mrekulli e Meret.

Në fillimin e pjesës së dytë, nga pika e bardhë do të korrigjonte shënjestrën Veretout. Napoli hedhë në fushë Lozanon dhe Llorenten, teksa Ancelotti do të merrte menjëherë frytet e këtyre zgjedhjeve, duke ngushtuar diferencën me Milik. Elseid Hysaj e pa të gjithë ndeshjen nga stoli duke mos u aktivizuar për asnjë minutë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP