Roma nuk ndalet në merkato, pranë transferimit të Hummels
Mats Hummels me shumë mundësi do të bëhet lojtari më i ri i Romës. Pas marrëveshjes totale të arritur mbrëmjen e djeshme, sot mbrojtësi gjerman ka zbarkuar në Fiumicino rreth orës 12.
Pritet që ditën e sotme gjermani të kryejë vizitat mjekësore rituale dhe më pas nënshkrimi i kontratës që do ta lidhë atë me verdhekutë për një vit. Pas lamtumirës së Smalling dhe ardhjes së Hermosos, ja një goditje tjetër në mbrojtje për Romën, që forcon në këtë mënyrë repartin difensiv.
I liruar pas përvojës së tij në Borussia Dortmund, në verë Hummels u kërkua fort nga Bologna për të luajtur në Champions League. Qendërmbrojtësi gjerman mendoi për këtë destinacion për një kohë të gjatë, për të vendosur më pas të mos e pranonte atë.