Roma nuk njeh frenim, Malen lider në fitoren e thellë ndaj Lecces
Roma triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 në transfertën ndaj Lecces, duke marrë fitoren e dytë radhazi në Serie A. Donyell Malen ishte protagonist absolut, duke shënuar dy gola dhe asistuar për golin e Soulé.
Malen zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 4-t, ndërsa në të 23-tën dyfishoi avantazhin. Vetëm dy minuta më vonë, Soulé shënoi të tretin pas asistit të holandezit.
Në pjesën e dytë, Rodrigo Mora realizoi golin e parë me fanellën e Romës, pas një aksioni të nisur sërish nga Malen.
Medon Berisha ishte rikthyer në dispozicion të Lecces, por nuk u aktivizua. Me këtë fitore, Roma shkon në 6 pikë dhe mban kreun e klasifikimit, me 8 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.
KOHA JONË SONDAZH

