Roma për “faqe të zezë”, mundet edhe nga Bologna në “Olimpico” (VIDEO)

Roma vijon ecurinë e rezultateve negative në Seria A, duke pësuar humbjen e dytë radhazi. Verdhekuqtë u mundën 3-2 në “Olimpico” nga Bologna.

Orsolini zhbllokoi ndeshjen në minutën e 16-të për miqtë, por një autgol I Denswil do të rikthente baraspeshën në minutën e 22-të. 4 minuta më pas, Bologona rigjeti sërish avantazhin me një gol të bukur të Barrow.

Sulmuesi nga Gambia do të shënonte një gol shumë të bukur në fraksionin e dytë, ndërkohë që Mkhytaryan thjesht do të rihapte ndeshjen, teksa Cristante do të braktiste ekipin e tij 10 minuta nga fundi duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Kjo është humbja e 6-të sezonale për Romën, duke shpërdoruar një tjetër shans për të kaluar Atalantën. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP