Roma reziston ndaj Fiorentinës, e mbyll ndeshjen me 9 lojtarë (VIDEO)

Roma ka arritur që të dalë me pikë nga ndeshja ndaj Fiorentinës edhe pse e mbylli ndeshjen me 9 futbollistë. Skuadra verdhekuqe barazoi 1-1 në Olimpico në një duel që dhuroi shumë emocione.

Vendasit zhbllokuan shumë shpejt ndeshjen që në minutën e 5-të me Lukakun, por dalja e Dybala-s së dëmtuar bëri që Roma të tërhiqej e gjitha pas në zonën e saj Zalewski u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 64-t.

Dy minuta pas largimit të tij, Lucas Martinez barazoi me një goditje me kokë. Në fundin e ndeshjes u largua edhe Lukaku me karton të kuq, ndërkohë që Fiorentina nuk arriti ta shfrytëzonte avantazhin e dyfishtë numerik. Roma mbetet e katërta me 26 pikë, ndërkohë që Fiorentina e 7-ta me 24 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?