Roma step Juventusin për Zaniolon, i vë një “çmim të kripur”

Nicolo Zaniolo është një emër i përfolur në merkato në ditët e fundit në Itali, për shkak të një interesimi të madh nga Juventusi.

“Zonja e Vjetër” ka hyrë disa herë në bisedime paraprake me klubin kryeqytetas për talentin italian por negociatat nuk janë finalizuar për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pasur talenti në vitet e fundit.

Roma duke parë situatën, ka vendosur që të stepë sërish klubin torinez duke fiksuar një shifër prej 80 milionë eurosh për ta lënë të lirë xhevahirin e tyre. Një shifër e tillë duke e vështirë që të paguhet nga Juventusi, që është gati të paguajë deri në 40 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?