Roma transferon futbollistin e Aston Villa-s, sot kryen vizitat mjekësore

Pas dështimit për Jack Raspadorin dhe ngërçit të vazhdueshëm për Joshua Zirkzee, merkatoja e Romës më në fund po merr hov. Klubi verdhekuq ka mbyllur një operacion të rëndësishëm në repartin ofensiv, duke siguruar shërbimet e Donyell Malen.

Në pritje të zyrtarizimit të Robinio Vaz, ish-lojtar i Marseille-s që pritet së shpejti të kryejë vizitat mjekësore në kryeqytet, drejtori sportiv Frederic Massara ka finalizuar edhe marrëveshjen me Aston Villa për sulmuesin holandez. Klubi anglez ka pranuar ofertën e përmirësuar të paraqitur nga Roma, duke i hapur rrugë transferimit.

Malen do të vijë në formë huazimi për shumën 2 milionë euro, me një klauzolë blerjeje të detyrueshme prej 25 milionë eurosh në rast se Roma siguron kualifikimin në një kompeticion europian sezonin e ardhshëm. Në kontratë nuk është parashikuar asnjë kusht i lidhur me numrin e paraqitjeve të lojtarit. Pavarësisht interesimit të fortë të Atletico Madrid në orët e fundit, presioni i Romës ka rezultuar vendimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?