Ronaldo: 900 gola arritje unike, fitorja e Europianit me Portugalinë njëlloj si Kupa e Botës

Cristiano Ronaldo vendosi një rekord të ri me golin e tij të 900 si futbollist profesionist në ndeshjen e Ligës së Kombeve që Portugalia fitoi përballë Kroacisë.

Futbollisti 39-vjeçar u bë i pari që e arrin këtë shifër të dokumentuar, edhe pse në vite ka pasur gjithmonë diskutime nga lojtarë të tjerë që e kanë kaluar atë.

“Kjo do të thotë shumë për mua, është një objektiv që kam dashur ta arrij prej shumë kohësh. Unë e dija që do ta arrija këtë, pasi duke vazhduar të luaja, do të vinte në mënyrë natyrale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte moment emocionues, pasi është një arritje. Duket thjesht si një tjetër objektiv i arritur, por vetëm unë dhe njerëzit që kam përreth e dinë se sa e vështirë është të punosh çdo ditë, të jesh fizikisht dhe psikologjikisht gati, që të shënosh 900 gola. Është një arritje unike në karrierën time.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fitorja e Europianit me Portugalinë është e barazvlefshme me fitoren e Kupës së Botës. Kam fituar dy trofe me Portugalinë që i dëshiroja shumë, nuk është kjo ajo që më motivon. Jam i motivuar duke iu gëzuar futbollit dhe pastaj rekordet vijën natyrshëm”, tha Ronaldo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?